Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Kurti uron Fitër Bajramin: Të jemi më solidarë dhe më të kujdesshëm ndaj fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka theksuar rëndësinë e solidaritetit, falënderimit dhe përkushtimit shoqëror.

“Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar! Në mesin e begative që gëzojmë sot, të rrethuar me më të dashurit tanë, le të na gjejë kjo ditë feste për besimtarët myslimanë, dhe çdo ditë tjetër e vitit, edhe më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me nevojat e atyre që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri.” ka shkruar Kurti.

Në mesazhin e tij urues, kryeministri ka theksuar veçanërisht rëndësinë e përkujdesjes ndaj fëmijëve, duke e konsideruar atë një detyrim të vazhdueshëm.

“Në këtë ditë Bajrami, kur mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja. Në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në dijen që ndriçon mendjen e shpirtin e tyre. Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve.” ka shkruar Kurti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë