Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Premiera ndërkombëtare e shfaqjes kosovare “9 Shpirtra” do të mbahet mё 26 mars 2026.

Teatri “Adriana” do të marrë pjesë në edicionin e 8-tё t Samsun Uluslararası Tiyatro Festivali, i cili zhvillohet nga 23 deri më 31 mars 2026 në Samsun.

Premiera ndërkombëtare e shfaqjes kosovare “9 Shpirtra” do të mbahet më 26 mars 2026, në orën 20:00, në skenën e SBB Sanat Merkezi.

Shfaqja eshtë një komedi e zezë e autorit Tayfun Türkili, nën regjinë e Ali Volkan Çetinkaya.

Me skenografi dhe kostumografi nga Berna Yavuz, komedia tregon historinë e një burri që përpiqet n nëntë tentativa të ndryshme për të hequr gafe bashkëshorten e tij, duke zbërthyer me humor dhe hidhërim tensionet e marrëdhënieve njerëzore.

Projekti realizohet si një bashkëprodhim ndërkombetar mes Teatrit “Adriana” dhe partnerëve turq, me koproducente Grese Gashi.

Në skenë do të jenë aktorët: Mevlan Saraçi, Gresë Gashi, Teuta Krasniqi, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Dashuri Rexhepi.

Ekipi i teatrit do të gëndrojë n Samsun nga 25 marsi deri më 1 prill për shfaqjet dhe workshop-et profesionale.

Pas përfagesimit ё Turqi, komedia “9 Shpirtra” do të jepet për publikun kosovar në Ferizaj në fillim të muajit prill 2026.

Youtube

Arkiva

Kategoritë