Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 400 vizita specialistike u kryen dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

32 Pacientë të ri i janë pranuar dje për trajtim të mëtutjeshëm nga 429 vizita specialistike që ka kryer Spitali i Përgjithshëm Pejë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi ku është theksuar se aktualisht 159 pacientë janë të shtrirë dhe po marrin përkujdesje shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm Pejë.

Disa nga shërbimet tjera të realizuara gjatë ditës së djeshme përfshijnë:
• 181 Pacientë kanë kryer dje 2,317 analiza;
• Janë kryer 3 lindje;
• 13 Operime janë kryer me sukses;
• 32 dializa
• 122 Rëntgen, 31 Ultrazëra, 23 MRI;
• 4 Echokardiografi, 6 ergometri, 5 Kollonoskopi;
• 42 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë