Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministri Vitia dhe Ambasadori i Francës në Kosovë diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot, kreu i kësaj ministrie, Arben Vitia, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministria, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.” – thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë