Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se dje në këtë spital kanë lindur 6 vajza dhe 1 djalë.
Në njoftimin e publikuar është theksuar se gjatë së njëjtës ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar edhe këto shërbime për pacientët:
- 450 vizita specialistike
- 46 pranime të pacientëve
- 251 pacientë kanë kryer gjithsej 3,478 analiza laboratorike
- 9 operime
- 36 seanca dialize
- 120 incizime me rëntgen,
- 50 ekzaminime me ultrazë dhe 19 ekzaminime me MRI3 ergometri,
- 8 ehokardiografi dhe 8 kolonoskopi
- 55 shërbime fiziatrike
Sipas njoftimit, 185 pacientë janë të shtrirë aktualisht në këtë spital.












