Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Nutricionistja shpjegon pse nuk duhet t’i hidhni mjaltë çajit antimykotik

Nutricionistja e emisionit “Familja Jonë”, Albulena Shabani‑Ilazi, ka shpjeguar përdorimin e çajit antimykotik duke theksuar rëndësinë që ka konsumimi i këtij çaji për personat që vuajnë nga infeksionet mykotike dhe parazitare.

Gjatë shpjegimit të saj, Shabani‑Ilazi ka theksuar se çaji antimykotik funksionon si ndihmë shtesë për organizmin, por nuk duhet të konsiderohet zëvendësues i trajtimit mjekësor. Ajo theksoi rëndësinë e respektimit të udhëzimeve mjekësore për trajtimin e myshqeve dhe paraziteve, duke e kombinuar përdorimin e çajit si mbështetje natyrale.

Një nga sugjerimet kryesore që ka theksuar Shabani‑Ilazi është që të mos i shtohet as sheqer dhe as mjaltë këtij çaji.

“Sheqeri i aktivizon shumë parazitët. Kështuqë, nuk preferohet mjalta, as te fëmijët” – shpjegon nutricionistja.

Në videon më poshtë gjeni shpjegimin e plotë të nutricionistes Shabani‑Ilazi për përbërësit dhe procesin e përgatitjes së çajit dhe vajit antimykotik, duke dhënë këshilla praktike për ruajtjen e tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë