Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Të enjten, Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Oslo të Norvegjisë

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji, në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, sjell në Oslo një mbrëmje të veçantë koncertale.

Ky koncert do të mbahet të enjten e 5 marsit në ora 18:00, në ambientet e Oslo Konserthus (Lille Sal).

Kështu ka njoftuar Filharmonia e Kosovës.

“Reverie Quartet” i përbërë me anëtarë të Filharmonisë së Kosovës dhe sopranon Besa Llugiqi, në një program nga mjeshtërit e muzikës klasike dhe perlave të muzikës shqiptare do të mbajnë koncert më 5 mars 2026, në ora 18:00, në ambientet e Oslo Konserthus (Lille Sal).” thuhet në njoftimin e postuar nga Filharmonia e Kosovës.

“Mirësevini në një mbrëmje me muzikën e Kosovës në Oslo.” ka shtuar Filharmonia e Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë