Sht, Nën 21, 2026
Banner Top
Banner Top

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 2 deri më 6 mars do të ofrohet matje falas e tensionit të syrit për qytetarët.

Sipas njoftimit, kontrollat do të realizohen çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00, pa pasur nevojë për udhëzim nga mjeku, pa pagesë dhe pa caktim paraprak të terminit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm të kësaj sëmundjeje që mund të dëmtojë shikimin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë