Për shkak të kërkesave të mëdha për trajnimet profesionale, është vendosur që trajnimi i radhës me temën “Çrregullimet emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët – trajtimi i tyre” të mbahet më 4 prill 2026 (e shtunë) në Prishtinë, nga ora 10:00–16:00.
Trajnimi do të udhëhiqet nga Visar Sadiku, ndërsa është i akredituar dhe pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë me pikë kredituese, të vlefshme për licencim dhe rilicencim profesional.
Ky aktivitet profesional është i dedikuar për studentët dhe të diplomuarit në shkenca sociale, përfshirë: psikologë, logopedë, defektologë, mësues dhe edukatorë.
Numri i pjesëmarrësve i limituar
Numri maksimal i pjesëmarrësve është 120. Aktualisht, 20 vende janë ende të lira.
Organizatorët bëjnë thirrje që vendet të rezervohen vetëm nga ata pjesëmarrës që janë të sigurt për pjesëmarrjen e tyre, pasi numri është i kufizuar dhe mosparaqitja në trajnim pamundëson pjesëmarrjen e të interesuarve të tjerë.
Si të rezervoni?
Rezervimi i vendeve bëhet përmes numrit të kontaktit:
📞 049-457-807
Interesimi i lartë për këtë trajnim dëshmon rëndësinë e temës dhe nevojën për rritje të kapaciteteve profesionale në fushën e trajtimit të çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët.












