Monumenti i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, që gjendet në Prishtinë këtë vit do të ngjyroset me motive të artit tradicional japonez “kintsugi” që është një teknikë tradicionale japoneze për riparimin e qeramikës me lak dhe pluhur metalik që zakonisht bëhet nga ari ose argjendi.
Këtë e ka bërë të ditur Krijuesi i monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili.
“NEWBORN 18 Kintsugi – arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën edhe më të forta, edhe më me vlerë…” ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.

“NEWBORN” është zbuluar më 17 Shkurt 2008 dhe ri-ngjyroset ndryshe çdo vit, vazhdimisht duke marrë pamje dhe kuptim të ri dhe po ashtu duke e paraqitur pjesëmarrjen dhe kontibutin e Kosovës në ngjarjet globale.
Vitin e kaluar ky monument i ishte dedikuar inteligjencës artificiale.

Këtë 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e 18-të të Pavarësisë.













