Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Organizuar nga Dr. Avni Haziri, mbahet workshop-i praktik për ultrazërin e zemrës nën mentorimin e Dr. Behar Istogu

Sot u mbajt me sukses workshop-i i specializuar për ekokardiografi, një trajnim praktik (hands-on) i fokusuar në përdorimin e ultrazërit të zemrës dhe interpretimin e gjetjeve diagnostike.

Trajnimi u zhvillua nën mentorimin e Dr. Behar Istogu, kardiolog me përvojë profesionale në Gjermani, dhe nën organizimin e Dr. Avni Haziri. Workshop-i mblodhi pjesëmarrës të shumtë nga fusha mjekësore, të cilët shprehën interes të lartë për thellimin e njohurive dhe aftësive praktike në ekokardiografi.

Gjatë aktivitetit u trajtuan bazat e funksionimit të ultrazërit të zemrës, parimet themelore të ekzaminimit ekokardiografik si dhe qasjet praktike për identifikimin dhe detektimin e anomalive kardiake.

Pjesa praktike u vlerësua veçanërisht nga pjesëmarrësit, pasi ofroi demonstrime konkrete dhe ushtrime të drejtpërdrejta me pajisje diagnostike.

Ky trajnim konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen profesionale dhe përditësimin e njohurive në diagnostikën kardiake, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve mjekësore në këtë fushë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë