Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Funksionalizohet ekrani informues për barnat esenciale në QKMF-Fushë Kosovë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë është vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, përmes të cilit qytetarët mund të informohen në kohë reale për listën e barnave esenciale që gjenden në stok në barnatore.

Ky sistem informues u mundëson qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme mbi disponueshmërinë e barnave esenciale, duke rritur transparencën, llogaridhënien institucionale dhe besimin në shërbimet shëndetësore publike.

Nga Komuna e Fushë Kosovës është bërë e ditur se vendosja e këtij ekrani është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe informimin e drejtë të qytetarëve. Komuna e Fushë Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve dhe në shërbim të nevojave të tyre në sektorin e shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë