Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë publikon raportin vjetor të punës për vitin 2025

Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, i cili pasqyron ngarkesën e lartë të punës dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në trajtimin e rasteve urgjente dhe me rrezik të lartë për jetën.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 22,371 vizita mjekësore, ndërsa janë ofruar 4,544 konsulta mjekësore për pacientë me gjendje të ndryshme shëndetësore. Po ashtu, 2,741 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa 160 pacientë janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Raporti evidenton edhe një numër të konsiderueshëm rastesh specifike, përfshirë 1,183 aksidente, 253 rrahje, 20 raste therjeje, 39 raste të dhunës në familje, 23 tentativa për vetëvrasje dhe 4 raste plagosjeje.

Gjatë vitit 2025, në Emergjencë janë regjistruar gjithsej 64 raste exitusi (vdekje), duke reflektuar seriozitetin dhe kompleksitetin e rasteve të trajtuara.

Ky raport vjetor dëshmon për ngarkesën e madhe të punës në Emergjencë, si dhe për angazhimin profesional dhe të pandërprerë të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në kohë për qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë