Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Në 2025-tën u relizuan mbi 3 mijë operacione kirurgjike në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë

Gjatë vitit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm“Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar 500 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm“Dr. Sami Haxhibeqiri”, vitin e kaluar mjekët e degëve kirurgjike kanë realizuar me sukses të plotë 3 mijë e 369 operacione kirurgjike.

“Operacionet janë kryer në Kirurgji të Përgjithshme, Ortopedi, Otorinolaringologji, Oftalmologji, Urologji dhe Obstetrikë/Gjinekologji. Përgëzime stafit të degëve kirurgjike dhe anestezionit, përfshirë mjekët, infermierët dhe stafin tjetër mbështetës, për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.” është theksuar në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë