Spitali i Përgjithshëm Pejë ka njoftuar 69 pacientë të rinj janë pranuar vetëm dje për trajtim të mëtutjeshëm, nga gjithsej 536 vizita specialistike të realizuara.
Sipas njoftimit, aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm Pejë janë të shtrirë 211 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.
Spitali ka bërë të ditur edhe disa të dhëna tjera për punën e djeshme duke theksuar:
• 289 pacientë kanë kryer gjithsej 4,074 analiza;
• 5 lindje, 2 djem dhe 3 vajza;
• 36 dializa;
• 115 rëntgen, 48 ultrazëra, 13 MRI;
• 2 ekokardiografi, 1 gastroskopi, 6 kolonoskopi;
• 50 shërbime fiziatrike.













