Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” protestuan pas sulmit të djeshëm ndaj stafit shëndetësor

Punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur sot një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur dje ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e spitalit, përmes protestës, ata shprehën indinjatën e tyre për këtë ngjarje.

“Agron Sumiçi, përfaqësues i Sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës.” thuhet në njoftim.

Një incident i ka ndodhur dje në Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të këtij institucioni, një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit u sulmuan fizikisht në Repartin e Ortopedisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë