Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, stafi i Qendrës së Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka ofruar shërbime shëndetësore për 87 pacientë që kanë pasur nevojë për trajtim me hemodializë.

Sipas raportit vjetor për vitin 2025, gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 13 417 seanca hemodialize, duke reflektuar një angazhim të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë të shërbimit shëndetësor.

Në krahasim me vitin 2024, ku u trajtuan 80 pacientë, vërehet një rritje si e numrit të pacientëve ashtu edhe e numrit të seancave të kryera, çka dëshmon për nevojat në rritje dhe kapacitetin profesional të stafit.

Puna e palodhur dhe përkushtimi i stafit të Qendrës së Hemodializës përbëjnë një kontribut të çmuar në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve, për të cilën ata meritojnë përgëzime të veçanta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë