Hën, Nën 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forca e Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Arben Avdyli, ka realizuar një vizitë zyrtare në Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, ku u prit nga Drejtori i këtij institucioni, Dr. Afrim Cana. Me këtë rast, nënkolonel Avdyli i ndau Drejtorit Cana një mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt ndërinstitucional.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr. Afrim Cana, u shpreh se është nder dhe kënaqësi të pranojë këtë mirënjohje, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një prioritet i rëndësishëm. Ai vuri në pah se ofrimi i shërbimeve shëndetësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu si për të gjithë pacientët, përbën një obligim profesional dhe një mision të përhershëm të institucionit që drejton.

Nga ana e tij, nënkolonel Arben Avdyli falënderoi Drejtorin Cana dhe stafin e spitalit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa herë që ato janë të nevojshme, duke theksuar se Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka qenë gjithmonë korrekt dhe i përkushtuar në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë