Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Rahovecit rrit shumën e subvencioneve për lindjet në QKMF “Dr. Fahredin Hoti”


Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Sipas këtij njoftimi, nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, subvencionimi do të rritet në 750€.

Youtube

Arkiva

Kategoritë