Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Shkolla Finlandeze organizon “Junior Code Weekend Fest” për vitin e 8-të radhazi

Shkolla Finlandeze në Kosovë ka organizuar këtë fundjavë edicionin e tetë të festivalit “Junior Code Weekend Fest”, një aktivitet që synon zhvillimin e aftësive teknologjike tek nxënësit e moshave të reja. Festivali i kodimit, i cili prej tetë vitesh mbledh nxënës të apasionuar pas teknologjisë, u dedikohet nxënësve të klasave 2–6, të cilët këtë vit patën mundësinë të mësojnë bazat e programimit dhe krijimit të lojërave.

Më shumë se 50 nxënës morën pjesë në punëtoritë praktike, ku përmes metodologjive moderne të mësimdhënies dhe qasjes finlandeze në edukim, ata zhvilluan projektet e tyre të para në kodim. Nxënësit realizuan lojëra të thjeshta dhe aplikacione bazë, duke përforcuar kreativitetin, logjikën dhe punën ekipore.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, periudhë gjatë së cilës institucionet arsimore dhe organizatat promovojnë inovacionin, mendimin kritik dhe aftësitë e së ardhmes tek të rinjtë.

Përmes “Junior Code Weekend Fest”, Shkolla Finlandeze vazhdon misionin e saj për të fuqizuar gjeneratat e reja me kompetenca digjitale dhe për t’i përgatitur ata për sfidat e epokës së teknologjisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë