- Përgatitja: më pak se 30 minuta
- Pjekja: 30 minuta deri në 1 orë
- Sasia: E mjaftueshme për 4 persona
- Përparësitë: pa vezë, pa gluten, e shëndetshme, e përshtashme për shtatzëna dhe për vegjetarianë.
Kombinimi i mollëve të athëta dhe bajameve krokante thekson ëmbëlsinë dhe aromën e panxharit të pjekur në këtë sallatë të lehtë e cila është e përshtatshme edhe për ta marrë me vete. Është ideale për piknik apo barbecue dhe mund të përgatitet paraprakisht, mjafton t’i shtoni salcën në fund, para servimit.
Përbërësit
- 2 panxharë mesatarë
- Pak vaj ulliri për spërkatje
- 20 g bajame
- ½ lugë çaji fara qimnoni (kumin)
- 1 mollë e kuqe, prerë në kubikë rreth 2 cm
- 1 mollë jeshile, prerë në kubikë rreth 2 cm
- ½ qepë e kuqe e vogël, e prerë hollë
- Një grusht barishte të freskëta (p.sh. majdanoz, nenexhik, kopër)
- Kripë dhe piper i zi i sapobluar
Për salcën:
- 150 g kos i bardhë natyral
- Lëkura dhe lëngu i një lime
- 2 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
- Ngrohni furrën në 200°C (ose 180°C me ventilator).
- Vendosni një letër alumini mbi tepsi dhe vendosni në mes panxharët. Hidhni pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Mbyllni mirë letrën rreth tyre dhe piqni për rreth 1 orë, derisa të jenë zbutur.
- Ndërkohë, në një tigan të vogël me zjarr të ulët, kaurdisni bajamet dhe farat e qimnonit për 2 minuta, derisa të marrin aromë. Lëreni të ftohen në tigan.
- Pasi të jenë pjekur panxharët, hiqni lëkurën, prisni në kubikë rreth 2 cm dhe vendosni në një tas qelqi.
- Shtoni mollët, bajamet, farat, qepën dhe barishtet e freskëta. Përzieni lehtë.
- Për salcën, përzieni kosin me lëkurën dhe lëngun e lime-s dhe mjaltin.
- Shtoni salcën vetëm pak para servimit dhe përzieni mirë sallatën.
Këshillë
Nëse dëshironi ta përgatisni pa pjekur, mund të përdorni panxhar të gatuar paraprakisht (jo të turshitur).












