Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitalit i Përgjithshëm në Pejë largon një cistë gjigante të shpretkës tek një paciente 16-vjeçare

Një rast i rrallë dhe i suksesshëm ka ndodhur në Kirurgjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ku një cistë gjigante e shpretkës tek një paciente 16-vjeçare.

Sipas noftimit që ka bërë spitali, aty për herë të parë është paraqitur kjo paciente për shkak të dhimbjeve të barkut dhe një prominimi nën harkun brinjor të majtë.

“Gjatë ekzaminimit, u realizua ekografia e abdomenit, ku u vërejt një formacion cistik tumoral me përmbajtje jo homogjene në brendësi. Për konfirmim të mëtejmë, u krye tomografia kompjuterike (CT) e abdomenit, e cila tregoi të njëjtin formacion me përmasa rreth 20×20 cm, të lokalizuar në shpretkë (lien).” ka shpjeguar Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Sipas këtij njoftimi, pas përgatitjes së plotë preoperative, përfshirë analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme, pacientja u planifikua për ndërhyrje kirurgjikale dhe operacioni u krye nën anestezion të përgjithshëm.

Spitali ka bërë të ditur se gjatë ndërhyrjes u arrit të izolohej dhe të lirohej masa cistike, së bashku me shpretkën, e cila u hoq në tërësi, pa perforacion dhe pa dëmtim të organeve përreth si lukthi, pankreasi, koloni, veshka e majtë, apo ngjitjet me hemidiafragmën e majtë. Sipas spitalit,  pacientja e përballoi mirë operacionin dhe anestezionin.

“Në fazën post-operative u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv, me ecuri të mirë klinike. Materiali i hequr u dërgua për ekzaminim histopatologjik (HP) për verifikim të mëtejmë të natyrës së lezionit.”

Mjekët që kryenë këtë operim ishin Dr. Rifat Dreshaj, Asist. Dr. Bujar Vrella, Instrumentare Kosovare Gashi dhe Fjolla Salihaj ,Anesteziolog: Dr. Brahim Mehaj, Asistent i anestezionit: Halil Metaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë