Në fillimet e cdo lidhjeje, njerëzit kanë tendencë të besojnë që lidhja e tyre do të zgjasë përgjithmonë. Por, kur lidhja kthehet në rutinë njerëzit fillojnë e ndërrojnë qasje dhe mendim mbi lidhjen e tyre të dashurisë. Janë disa faktor që ndikojnë në fatin e shumë lidhjeve dashurie, e ato janë:
Ju keni të njëjtin status social – në fillim të një lidhje dashurie këto dallime kalojnë pa u vërejtur, por kjo vihet në pah pas një kohe. Nëse të dy jeni rritur pothuajse në kushte të njëjta e keni një status të njëjtë shoqëror, kjo tregon që lidhja juaj mund të zgjasë.
Keni humor të njëjtë – ndonjëherë sensi i humorit, është përcaktues për shumë raporte – e këtu nuk bën përjashtim as raporti dashuror.
Keni pikëpamje të njëjtë për prindërimin – pra mendoni njëjtë në mënyrën se si duhet rritur një fëjmijë.
Qëndrimi lidhur me financat është i njëjtë – kjo cështje është shumë delikate, por luan një rol të rëndësishëm në një lidhje./Familja Jone