Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është funksionalizuar shërbimi i Testit të Stresit Kardiak (Ergometrisë).
Ky njoftim është bërë i ditur nga ky institucion shëndetësor.
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se në Spitalin e Përgjithshëm – Gjakovë është funksionalizuar shërbimi i Testit të Stresit Kardiak (Ergometrisë).
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë ekzaminim mund të caktojnë termin pranë spitalit tonë.
Ky shërbim realizohet nga personeli ynë profesionist dhe me pajisje moderne diagnostike.” shpjegohet në njoftimin e spitalit.












