Shërbimet Shëndetësore të Integruara në Kosovë (IHS) është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.
Ky është një projekt që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
në Kosovë dhe zbatohet nga Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik.
Në videon më poshtë mund të gjeni më shumë detaje rreth projektit dhe përfitimeve që ai sjell për qytetarët.
Për këtë temë flet edhe Linda Baleta, eksperte e lartë për avokim dhe komunikim në projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara në Kosovë (IHS).













