Një studim i fundit ndërkombëtar ka sjellë zhvillime premtuese për trajtimin e hipertensionit rezistent, një formë e tensionit të lartë që nuk kontrollohet dot me trajtimet e zakonshme.
Hulumtimi klinik, i publikuar së fundmi në revistën Journal of the American Medical Association (JAMA), testoi një medikament të ri të quajtur baxdrostat tek pacientët që nuk kishin reaguar ndaj disa barnave ekzistuese. Rezultatet treguan se pas vetëm 12 javësh trajtim, pacientët që morën baxdrostat patën një ulje mesatare të tensionit sistolik me rreth 10 mmHg, krahasuar me ata që morën placebo.
Për më tepër, rreth 40% e pacientëve që përdorën baxdrostat arritën të kenë tension normal, një shifër dukshëm më e lartë se grupi tjetër. Studimi gjithashtu vërejti se ilaçi tolerohej mirë dhe nuk shfaqi efekte anësore serioze.
Ekspertët thonë se ky zbulim mund të jetë një hap i madh përpara në trajtimin e miliona pacientëve që përballen me forma të vështira të hipertensionit./FamiljaJone












