Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 21 mijë shërbime të kryera në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025

Gjatë periudhës janar–qershor 2025, Shërbimi i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka realizuar gjithsej 21,709 shërbime diagnostike, duke dëshmuar angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për qytetarët.

Shifrat konkrete përfshijnë:

  • 10718 ekzaminime me ultrazë në radiologji, gjinekologji dhe shërbime të tjera,
  • 8526 shërbime të radiografisë,
  • 1990 ekzaminime me CT (tomografi e kompjuterizuar),
  • 475 ekzaminime me mamografi.

Stafi i radiologjisë shpreh falënderim për besimin e treguar nga pacientët dhe thekson se, megjithë këto rezultate pozitive, mbetet i përkushtuar për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.

“Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim, prandaj do të jemi vazhdimisht kërkues në këtë aspekt”, thuhet në njoftimin nga Spitali i Gjilanit.

Ky raport tregon progresin e arritur, por edhe gatishmërinë për rritjen e standardeve dhe efikasitetit në shërbimet diagnostike në nivel lokal.

Youtube

Arkiva

Kategoritë