Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
A është vaksina kundër COVID -19 shkaktar i harresës? Mit apo realitet?

Në emisionin “Familja Jonë”, neurologu Nazmi Dakaj nga Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” ka folur rreth një shqetësimi që është përhapur gjerësisht në rrjete sociale: a mund të shkaktojë vaksina kundër COVID-19 harresë?

Dr. Dakaj theksoi se nuk ka asnjë dëshmi shkencore që lidh vaksinat kundër COVID-19 me dëmtime në kujtesë apo harresë të qëndrueshme. Ai sqaroi se këto pretendime janë më shumë mite sesa fakte të bazuara në shkencë.

Sipas neurologut Dakaj, është e rëndësishme që qytetarët të informohen nga burime të besueshme dhe të mos bien pre e dezinformatave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë