Plakja është një pjesë e natyrshme e jetës që nuk mund të shmanget. Sidoqoftë, ushqimet që hani mund t’ju ndihmojnë gjatë viteve kur ajo fillon të ndodhë.
Këtu janë ushqime që mund t’ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një nga yndyrnat më të shëndetshme në tokë. Hulumtimet kanë treguar se mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve të zakonshme të lidhura me plakjen.
Ul presionin e gjakut, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon në parandalimin e sindromës metabolike dhe mund të jetë efektive në luftimin e kancerit. Padyshim, vaji i ullirit mund të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e re.
Çaji i gjelbërt
Çaji i gjelbërt ka përbërje të lartë të antioksidantëve, që mbrojnë lëkurën nga molekulat e paqëndrueshme që formohen gjatë metabolizmit dhe si përgjigje ndaj stresit.
Çaji i gjelbër ndihmon në luftën kundër diabetit, rezistencën e insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës.
Çokollata e errët / Kakao
Profili antioksidant i çokollatës së zezë është i pakalueshëm. Ajo është edhe më e fuqishme se manaferrat e boronicat.
Hulumtimet pohojnë se ajo ul presionin e gjakut, rritë ndjeshmërinë e insulinës dhe përmirëson funksionin arterial dhe elasticitetin.
Çokollata përmban antioksidantë të quajtur flavanolë, të cilat mbrojnë lëkurën nga dielli.
Perimet
Perimet janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe kanë pak kalori.
Ato përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit .
Perimet që përmbajnë më së shumti vitaminë C përfshijnë zarzavatet me gjethe, specat, domatet dhe brokoli.
Avokado
Avokadot janë të pasura me fibra e disa vitamina dhe minerale që janë thelbësore për shëndetin.
Për më tepër, avokadot përmbajnë komponime unike të quajtura alkoolë yndyror i polihidroksiluar. Këto mund të luftojnë inflamacionin, të mbrojnë lëkurën tuaj nga dielli dhe të ndihmojnë në riparimin e ADN-së të dëmtuar./Familja Jonë