Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i pankreasit po shfaqet tek moshat e reja

Kanceri i pankreasit po përhapet gjithnjë e më shumë te të rriturit nën moshën 50 vjeç, por shumë prej tyre ende mendojnë se kjo sëmundje prek vetëm të moshuarit, sipas një sondazhi të ri.

Të rinjtë gjithashtu treguan se nuk janë të familjarizuar me shenjat e hershme të sëmundjes, duke besuar se nuk mund të bëjnë asgjë për të reduktuar rrezikun. “Rritja e rasteve të kancerit të pankreasit ka arritur 1% çdo vit, dhe tani po shfaqet më shpesh te njerëzit në të 40-at e tyre”, thotë Zobeida Cruz-Monserrate, kërkuese në Universitetin e Ohajos.

Sondazhi, i zhvilluar në fillim të tetorit me 1,004 pjesëmarrës, tregoi se një e treta e të rinjve mendojnë se vetëm të moshuarit janë të rrezikuar, ndërsa më shumë se gjysma nuk do të dinin të dallonin simptomat. Ndërkohë, 37% besojnë se nuk kanë asnjë mundësi për të ulur rrezikun, gjë që nuk është e vërtetë.

Ekspertët sugjerojnë se humbja e peshës mund të ndihmojë, pasi obeziteti rrit rrezikun e kancerit të pankreasit me 20%. Për më tepër, vetëm 1 në 10 raste të këtij kanceri lidhen me gjenetikën, ndërsa pjesa tjetër ndikohet nga stili i jetesës, si p.sh. kufizimi i konsumit të alkoolit, aktiviteti fizik dhe një dietë me bazë bimore.

Simptomat përfshijnë lodhje, dobësi fizike, verdhëz, humbje peshe, mungesë oreksi dhe dhimbje abdominale.

“Kjo sëmundje është shpesh ‘vrasës i heshtur’, pa simptoma derisa të avancojë në faza më të vështira për t’u trajtuar,” shton Cruz-Monserrate, duke theksuar nevojën për më shumë kërkime për parandalimin dhe diagnostikimin në fazat e hershme të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë