Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lulelakër Turshi – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

Turshitë janë ndër përgatesat më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

Amvisat janë mjeshtre në përgatitjen e turshive e sidomos gjatë stinës së dimrit, stinë kur ato shijojnë më shumë e i japin lezet çdo gatimi të shtruar në tryezë.

Më poshtë gjeni recetën e veçantë të përgatitjes së turshive me lulelakër dhe karrotat, një kombinim i përsosur që padyshim do t’ju përfshijë tërësisht sapo t’i provoni.

Lulelakra turshi vjen me një shije të athët dhe krokante. Ajo shijon shumë me pjatat e ngrohta dhe gatimet e dimrit.

Përgatitja e Lulelakrës Turshi

Përbërësit 

  • 2 kg lulelakra
  • 9-10 karrota
  • 2 l ujë
  • 3-4 lugë gjelle kripë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • Kripë
  • 250 gjelle uthull
  • Piper i zi kokërr

Përgatitja 

Si fillim, udhëzohet që lulelakrën pasi ta keni pastruar me ujë të bollshëm, ta ndani në degëza.

Edhe karrotat prijini në feta rreth 1 cm.

Degëzat më pas vendosni nëpër kavanoza, të cilët më parë i keni sterilizuar.

Më pas, në një tenxhere shtoni ujin, uthullën, sheqerin, kripën dhe piperin.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa të marrë një valë përreth 20 minuta.

Pas procesit të zierjes, tenxheren largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Kur lëngu të jetë ftohur, mbushni me të kavanozët ku keni vendosur degëzat e lulelakrës dhe fetat e karrotës.

Më pas, kavanozët vendosini në një vend të ftohtë dhe të mbyllur përreth 3 javës e më pas janë gati për t’u konsumuar.

Kavanozin me lulelakrën turshi pasi ta keni hapur ruajeni të frigorifer.

Kur ta servirni mund të marinoni me parë me pak vaj ulliri.

Turshitë me lulelakër janë fantastike ëpr të shoqëruar çdo gatim, veçanërisht gatimet e dimrit të cilat janë të ngrohta dhe të plota në shije.

Youtube

Arkiva

Kategoritë