Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre të vrarë pas të shtënave në një shkollë në Bosnje

Në ambientet e gjimnazit në “Sanski Most”, në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, mëngjesin e së mërkurës, një sulmues hapi zjarr dhe vrau tre persona, ndërsa një tjetër e plagosi rëndë.

Sulmuesi qëlloi me automatik në drejtim të tre punonjësve të shkollës. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirënga policia e Kantonit Una-Sana, njofton Klankosova.tv.

Sipas policisë, sulmuesi tentoi të vetëvritej, u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Banja Llukës.

I dyshuari për vrasjet është një punonjës i shkollës së mesme multietnike në Sanski Most.

Youtube

Arkiva

Kategoritë