Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim: Përdorimi i antibiotikëve rritë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

Një studim i ri, është duke e shikuar lidhshmërinë mes antibiotikëve dhe disa llojeve të kancerit. Këto hulumtime, kanë gjetur një lidhje në mes të përdorimit të antibiotikëve dhe kancerit të zorrës së trashë.

Përdorimi i antibiotikëve po vazhdon të ketë rritje në gjithë globin. Nga viti 2000 deri në vitin 2010, konsumi i antibiotikëve është rritur për 35 për qind.

Për këtë arsye hulumtuesit në gjithë botën janë duke bërë hulumtime lidhur me efektin që kanë antibiotikët në shëndetin e njeriut.  Përgjatë këtyre viteve, shkencëtarët kanë filluar t’i vlerësojnë edhe më shumë bakteriet e zorrëve, luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e gjithë trupit. Për arsye që antibiotikët ‘i vrasin’ këto bakterie, ato kanë potencial që të bëjnë dëm në gjithë shëndetin.

“Qëllimi jonë është që të hetojmë lidhshmërinë në mes të antibiotikëve dhe rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri i zorrës së trashë”, kanë thënë autorët e këtij studimi të publikuar në gazetën Gut.

Për të bërë këtë hulumtim, ata kanë marr të dhënat nga Clinical Practice Research Datalink nga viti 1989 deri në vitin 2012. Këto të dhëna, kanë përmbajtur  detaje lidhur me llojet e ilaçeve që mjekët u kanë përshkruar pacientëve./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë