Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi: Efekti i terapisë hormonale në rikthimin e kancerit të gjirit

Një studim i kryer nga Collage London në Britani të Madhe sugjeron që një prej arsyeve pse kanceri i gjirit mund të rikthehet, është pikërisht për shkak të efektit të terapisë hormonale në disa qeliza kanceroze.
Për një periudhë të gjatë kohore, shkencëtarët kanë debatuar nëse terapia hormonale është efektive për t’i vrarë qelizat kanceroze apo ndoshta për një periudhë kohore këto qeliza “shuhen” për tu rikthyer më pas.
“Kjo është një pyetje e rëndësishme, pasi terapia hormonale përdoret gjithmonë si terapi ndihmuese për kancerin e gjirit”, është shperhur Luca Magnani, një prej hulumtuesve të këtij studimi.
Në studimin e tyre, hulumtuesit studiuan efektin e terapisë endokrine.
“Të gjeturat tona tregojnë që kjo lloj terapie mund t’i vrasë disa qeliza, por të tjerat mund t’i shuaj për një periudhë kohore. Nëse mund ta gjejmë sekretin pse këto qeliza ‘flejnë’ për një periudhë kohore, ne mund ta parandalojmë rikthimin e kancerit”, është shprehur Magnani. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë