Pap Testi, quhet procedura që bëhet tek gratë për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Ky test, rekomandohet tek të gjithë gratë mbi moshën 21 vjeçare pasi konsiderohet si një mënyrë që ndikon në zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe të shumë infeksioneve vaginale.
Kanceri i qafës së mitrës ndodhë kur ka rritje anormale të qelizave dhe mund të trajtohet me sukses nëse diagnostifikohet herët, e kjo gjë mund të bëhet përmes këtij testi.
Pap Testi, zgjatë vetëm disa minuta dhe kryhet nga gjinekologu. Gjithë çfarë mjeku bënë është që merr një sasi qelizash nga qafa e mitrës dhe më pas ato dërgohen në laborator, rezultatet e të cilës dalin pas disa ditësh.
Mjekët sugjerojnë që Pap Testi të bëhet çdo vjet por sipas OBSH-së, nëse për tre vjet ky test tregon që gruaja është në gjendje të mirë, atëherë ato mund ta ripërsëritin testin pas tre vjetësh. /Familja Jone