Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për shërbimin e ri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se në tri vitet e fundit ka pasur investime të shumta në Repartin e Syve në Gjakovë dhe u shpreh se nga sot ka filluar edhe operimi i kataraktës, siç tha ai, me metodën moderne të fakoemulsifikimit.
“Përparësitë e kësaj metode përfshijnë: Vetëm 10-15 minuta, anestezion lokal, pa dhimbje, prerje e vogël prej 2.8 mm, shikim i shkëlqyer pas operimit, kthim i shpejtë në punë pas disa ditësh”.
“Personeli shëndetësorë po trajnohet vazhdimisht për të siguruar shërbime cilësore. Kjo direkt ndikon edhe në kursimin e buxhetit familjar, pasi ky shërbim në sektorin privat kushton 600-800 euro. Vazhdojmë me investime e shërbime të reja në spitalet tona publike”, ka shkruar tutje Vitia.Ministri Vitia njofton për shërbimin e ri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës