Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Trajtimi “Lemon Bottle” – Intervistë me Dr. Shkendije Dobruna

Trajtimi i njohur si “Lemon Bottle” po konsiderohet si një trajtim revolucionar për eleminimin e dhjamit.

Edhe në Kosovë, ky trajtim po gjen përdorim të shumtë nga plot njerëz.

Në lidhje me këtë, portali Familja Jonë ka intervistuar dermatologen Dr. Shkendije Dobruna që të mësojmë më shumë rreth këtij trajtimi.

Intervisten e gjeni poshtë në detaje.

  • Çfarë është trajtimi i njohur si “Lemon Bottle” dhe si funksionon?

    Lemon bottle është një mënyrë e trajtimit të yndyrës nën lëkurë që është “off label”. Do të thotë nuk është e aprovuar nga FDA (food and drug administration) si dhe vlersuar si preparat me rreziqe nga shkencëtarët zviceran, meqe përbërja e preparatit nuk është e vërtetuar dhe aprovuar shkencëtarisht. Është preparat i popullarizuar nga Tik-Toku që ka mbërritur në duar të jo-profesionistëve.

    • Cilat janë rrezikshmëritë e trajtimit në fjalë?

    Duke u përdor nga jo profesionistët, rreziqet janë të mëdha meqë nuk janë të edukuar për injektime mjekësore. Preparatet janë të ndryshëm dhe duhet të injektohen nga profesionistët meqë mund të rrezikojnë të injektohen në muskuj apo të lëndojnë ndonjë nerv që mund të rezultoj në pasoja të ndryshme.

    • Cilat zona të trupit mund të trajtohen me “Lemon Bottle”?

    Zonat e trupit të cilat mund të trajtohen me ‘Lemon Bottle’ përfshijnë qafen, stomakun, extremitetet, por edhe disa zona të fytyrës. Ky trajtim mund të aplikohet në këto zona vetëm nga nga njohësit e mirë të anatomisë.

    • Cilat mosha lejohen të përdorin “Lemon Bottle”?

    Tratjimi ‘Lemon Bottle’ nuk lejohet të aplikohet tek personat nën moshën 18-vjecare.

    • Sa kohë nevojitet për të parë rezultatet nga trajtimi?

    Nëse mendoni për metodën lipolize, injektimi me preparate lipolize të cilat kanë qëllim shkrirjen e qelizave yndyrore, kanë efekt të mirë kur aplikohen nga profesionistet. Ky aplikim bëhet në pjesët ku yndyra është e grumbulluar dhe e rëndon lëkuren.

    • A rikthehet dhjami i hequr me këtë trajtim, nëse po, pas sa kohe?

    Efekti i trajtimit të diskutuar është afatgjatë. Sidoqoftë, ky efekt nuk vlen në rastet kur personi ka probleme të ndryshme metabolike.

    Youtube

    Arkiva

    Kategoritë