Kosova humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër të Europës për të drejtat e njeriut në mesin e 46 kombeve europiane.
Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Europës u mblodhën në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate ku diskutuan për çështje të caktuara.
Kosova nuk hyri as në agjendë, ndërsa nuk dihet se kur do t’i vijë rendi sërish.
Në hapjen e sesionit të 133-të të Komitetit të Ministrave ka folur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejçinoviq Buriq, e cila foli mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut, si dhe preku temën e luftës në Ukrainë.