Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër

Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një lëkurë të pastër, pa puçrra e shenja.

Dermatologia, Aman Puri, ka dhënë disa këshilla për llojin e ushqimeve që duhet konsumuar për të pasur një lëkurë të shëndetshme, shkruan India.com. 

Ajo ka thënë se pjata duhet të jetë e mbushur me ushqime që përmbajnë antioksiantë të cilat janë të njohura për veti antiiflamatore, gjë që ndihmon kundër akneve.

Frutat e malit, limoni, portokalli, papaja, ananasi e mollët, njihen si pemë që janë të mira për lëkurën, bashkë me perimet si kungulli, specat, spinaqi e të tjera.

Këshilla e dytë e dermatologes është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve me përmbajtje të acidit yndyror, omega 3. Ky acid është i pranishëm në ushqime si peshku, arrat, farat chia e farat e lirit.

Këshilla e tretë është pirja e shpeshtë e ujit. Hidratimi ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, nga të cilat mund të shkaktohen aknet. Për lëkurë të pastër këshillohet të konsumohen rreth shtatë deri në tetë gota ujë në ditë.

Këshilla e katërt e dermatologes është mos ushqyerja e tepërt me bulmet. Për shkak se qumështi përmban hormone dhe proteinat që gjenden në qumësht janë përgjegjëse për shkaktimin e akneve.

Këshilla e pestë është inkuadrimi i ushqimeve që përmbajnë probiotikë, sepse mikrobiomi i mirë i zorrëve ka të bëj me lëkurë të pastër. Probiotikët janë baktere të mira që ndodhen në ushqimet e fermentuara, si kefiri, jogurti e çaj kombucha, të cilat ndihmojnë zorrët të qëndrojnë të shëndetshme.

Këshilla e gjashtë është mënjanimi i disa ushqimeve që shkaktojnë akne si konsumimi i tepërt i çokollatës më qumësht, ushqimet djegëse, kafeja, si dhe ushqimet që përmbajnë shumë yndyra.

Këshilla e shtatë është konsumimi i ushqimit që ka indeks glikemik të ulët. Karbohidratet apo ushqime që kanë indeks glikemik  të lartë, në të cilat përfshihen pijet me sheqer të shtuar, biskota e çokollata të ndryshme, rrisin nivelin e sheqerit në gjak, gjë që çon në rritje të prodhimit të insulinës në qelizat e lëkurës. Ushqimet që rekomandohet të konsumohen janë, drithërat e plota, fasulet e bizelet, si dhe perimet pa niseshte natyrale, të cilat ndihmojnë kundër formimit të akneve.

Këshilla e tetë është mënjanimi i ushqimeve të procesuara shumë herë, sepse përmbajnë shumë sheqer artificial, shtesa të tjera për zgjatjen e afatit të përdorimit, yndyra të përpunuara bimore, të cilat ndikojnë për të keq në lëkurë, sepse rrisin inflamacionin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë