Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A i keni ditur kёto fakte pёr Epilepsinё?

Nё tё kaluarёn kanё ekzistuar shumё paragjy­kime dhe dogma pёr epilepsinё. Sot, qёndrimet bashkёkohore tё Ligёs Ndërkomëtare kundёr Ep­ilepsisё tregojnё se personat me epilepsi mund tё jetojnё dhe punojnё normalisht, sikurse çdo individ tjetёr i shëndoshë.

Më poshtë gjeni disa nga faktet për epilepsinë të cilat mund të mos i keni ditur më parë.

• Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e eksitimit tё qelizave nervore;

• Një sulm epileptik nuk do tё thotё epilepsi;

• Meshkujt vuajnё pak mё shumё se femrat;

• Epilepsia mund tё fillojё nё çdo moshё por mё e zakonshme ёshtё nё fёmijёri dhe nё moshat e shtyra (mbi 65 vjeç);

• Mund tё paraqitet nё çdo racё dhe çdo shtresё sociale;

• Deri mё 70% e personave me epilepsi kanё kon­troll tё plotё tё krizave me pёrdorimin e terapisё antiepileptike;

• Terapia pёr epilepsinё doemos duhet tё merret me rregull, ashtu si ёshtё udhёzuar nga neuro­logu/epileptologu, me kontrolla të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit nё gjak dhe EEG;

• Ngasja e automjetit kёrkon njё qasje individ­uale, edhe pse nuk rekomandohet vozitje profe­sionale. Nё mё shumё vende tё botёs, personave qё s’ kanë pasur sulm nё periudhё prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nёn kontroll;

• Shtatzёnia tek femrat me epilepsi duhet tё jetё e planifikuar dhe nё konsultim me epileptolo­gun.

• Personat me epilepsi duhet tё jetojnё dhe tё punojnё nё njё atmosferё normale e tё shёn­doshё, me pёrkrahje tё familjes dhe mjedisit shoqёror.

Varёsisht se cila pjesё e sistemit nervor bёhet epileptogjene ashtu do tё jetё edhe çrregullimi funksional, pёrkatёsisht lloji i sulmeve. Kjo nёnk­upton se zbrazja patologjike mund tё pёrfshijё qoftё korteksin e tёrёsishёm (korja e trurit) kur kriza do tё gjeneralizohet ose vetёm njё pjesё e korteksit kur kriza do tё jetё e pjesshme (foka­le).

Youtube

Arkiva

Kategoritë