Shëndeti i enëve të gjakut të trurit është i lidhur ngushtë me shëndetin e përgjithshëm të zemrës. Marrja e këtyre hapave për të mbajtur zemrën të shëndetshme mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të demencës vaskulare:
- Mbani një presion të shëndetshëm të gjakut – Mbajtja e presionit të gjakut në intervalin normal mund të ndihmojë në parandalimin e demencës vaskulare dhe të sëmundjes së Alzheimerit.
- Parandaloni ose kontrolloni diabetin – Shmangia e shfaqjes së diabetit të tipit 2, me dietë dhe stërvitje, është një mënyrë tjetër e mundshme për ta ulur rrezikun e demencës. Nëse tashmë keni diabet, kontrolli i niveleve të glukozës mund të ndihmojë në mbrojtjen e enëve të gjakut të trurit nga dëmtimi.
- Lini duhanin – Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut kudo në trupin tuaj.
- Bëni ushtrime fizike – Aktiviteti i rregullt fizik duhet të jetë një pjesë kyçe e planit të mirëqenies së secilit. Përveç të gjitha përfitimeve të tjera, stërvitja mund t’ju ndihmojë të shmangni demencën vaskulare.
- Mbani në kontroll kolesterolin tuaj – Një dietë e shëndetshme, me pak yndyrë dhe medikamente për uljen e kolesterolit, nëse keni nevojë për to, mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjeve në tru dhe sulmeve në zemër që mund të çojnë në demencë vaskulare, ndoshta duke reduktuar sasinë e depozitave të pllakave që grumbullohen brenda arterieve të trurit tuaj.