Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Fisnik Kurshumliun caktohet shef i Katedrës së Anatomisë Patologjike me Histologji

Dr. Fisnik Kurshumliu, specialist i patologjisë, ka shërbyer për 15 vite në katedrën e Anatomisë Patologjike, aty ku edhe ka filluar rrugëtimin e tij.

Kurse tani, Këshilli i Fakultetit të Mjeksisë ka caktuar Kurshumliun si shef të katedrës së Anatomisë Patologjike me Histologji. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook ku edhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë këtij rrugëtimi dhe pune të palodhshme.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të publikohet Atlasi i Patologjisë edhe si hard-copy i cili do ndihmojë në pjesën e ushtrimeve.

Familja Jonë i uron shëndet dhe shumë suksese Doktorit në arritjet e rradhës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të doktorit:

“Jam i lumtur qe ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Fakultetit te Mjekesise jam caktuar shef i katedres se Anatomise Patologjike me Histologji. Ashtu si te gjithe koleget e mi akademike e dijne, rrugetimin tim e kam filluar ne katedren e Anatomise Patologjike ne vitin 2002 ku kam sherbyer per 15 vite. Rrethanat kane qene te tilla qe ne vitin 2017 jam zgjedhur ne katedren e Histologjise ne nderkohe qe tere bagazhin profesional dhe akademik e kam ne fushen e Patologjise. E falenderoj Dekanen qe para pensionimit te saj, me ktheu te rrenjet e mia akademike. Kjo, reflekton sens te kultures akademike, profesionale dhe njerezore te saj. Ne katedren e Patologjise dhe Histologjise jam i rrethuar me nje staf solid te Doktoreve te Shkences, shume prej tyre ish studente te mi, per te cilet shpresoj te angazhohem maksimalisht drejt avancimit meritor akademik te tyre. Per studentet, risi do te jete dalja e shpejte e Atlasit te Patologjise mikroskopike qe do te publikohet si version “hard copy” dhe online. Ky atlas do te facilitoje studimin e mirefillte te pjeses mikroskopike te ushtrimeve. Ne nderkohe, me ekipin e kolegeve te katedres do te punojme ne sinkronizimin e punes praktike profesionale me obligimet akademike ne menyre qe te dyjat te funksionojne rrjedhshem, ne interesin e pacienteve dhe studenteve njekohesisht. Edhe njehere falemnderit”

Youtube

Arkiva

Kategoritë