Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Avantazhet e përdorimit të teknologjisë – flet Edlira Dibrani, zyrtare e komunikimit në Shkollën Finlandeze

Përdorimi i teknologjisë është i shtrirë në shumë fusha të jetës sot dhe ka ndikuar thellësisht në mënyrën si ne komunikojmë, punojmë, mësojmë dhe jetojmë në përgjithësi. Ky perdorim i teknologjisë sjell shumë avantazhe në shumë fusha të jetës personale dhe profesionale.

Në lidhje me këto avantazhe, e ftuar në emisionin Familja Jonë ishte Edlira Dibrani, zyrtare e komunikit në Shkollën Finlandeze, e cila na tregoi më shumë në lidhje me avantazhet e përdorimit të teknologjisë në këtë shkollë dhe përfshirjes së teknologjisë në programin më të ri që ajo ofron.

E pyetur rreth përfitimit dhe avantazheve të gjërave që në fakt i shohim vetëm si të dëmshme, sic është teknologjia, ajo tha “Përdorimi i tepërt i teknologjisë është gjithsesi i dëmshmë për fëmijët edhe tek pjesa e shikimit dhe varësisë ndaj saj, mirëpo kur e marrim me një dozë të limituar gjatë ditës dhe përdoret për arsye të arsimit është shumë e nevojshme, e sidomos në këtë kohë të teknologjisë e cila po zhvillohet hovshëm”.

Më tej, ajo shtoi se përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike po ua mundëson fëmijëve që mësimi të jetë shumë interaktiv dhe interesant, si dhe po ua zhvillon kreativitetin dhe aftësitë digjitale e cila në fakt po shihet si një instrument shumë pozitiv, gjithmonë duke marrë parasysh limitet ditore.

Më tej, ajo u pyet rreth aktiviteteve të cilat nxënësit e ftuar në studio ishin duke bërë gjatë kohës së intervistës.

Dibrani tha, se njëri aktivitet përfshinte pjesën e artit ku nxënësja po vizatonte përmes intelegjencës artificiale e cila përfshinte sfida me sekonda të limituar në të cilën i jepen udhëzime se si të bëhet aktiviteti. Ky aktivitet u cilësua si shumë interesante për nxënësit në mënyrë që të krijohen forma të ndryshme si trekëndësh, yje, katrore, etj., ku nxënëesit po zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe janë shumë më interaktiv.

Gjithashtu, ajo tregoi edhe avantazhet e tjera si mbrojtja e ambientit duke reduktuar përdorimin e fletave apo ngjyrave, e cila po rezulton si shumë më e lehtë për fëmijët.

Në anën tjetër, aktiviteti i nxënëses tjetër bënte pjesë në lëndën e matematikës.

Ajo tha: “Ne i ikim metodës tradicionale të mësimit të matematikës, e që ndonjëherë edhe fëmijëvë nuk ju pëlqen matematika pikërisht sepse praktika nuk është më e mira. Prandaj, ne i kemi të integruara lojërat përmes Ipad-it, pikërisht tek mësimi i formave përmes figurave.”

“Loja quhet Osmo dhe Ipad-i është i lidhur me një kamerë në të cilën nxënësi i ka format e ndryshme dhe Ipad-i i jep direksione dhe një formë të kompletuar ku ai/ajo duhet t’i rendit figurat në atë formë. Vazhdimisht, Ipad-i i tregon nëse është në format e gabuara dhe pastaj kalon në nivele të tjera”, tregoi Dibrani.

Gjithashtu, ajo tha se në këtë aplikacion i mësojnë edhe mbledhjen, zbritjen e kështu me rradhë.

Për më shumë informacione rreth kësaj interviste, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=pxQMgrwL66c

Youtube

Arkiva

Kategoritë