Një goditje në tru ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të tij ndërpritet ose zvogëlohet, duke privuar indin e trurit nga oksigjeni dhe lëndët ushqyese. Brenda disa minutave, qelizat e tij fillojnë të vdesin.
Goditja është një urgjencë mjekësore dhe trajtimi i shpejtë është thelbësor. Veprimi i parakohshëm mund të minimizojë dëmtimin e trurit dhe komplikimet e mundshme.
Lajmi i mirë është që goditjet mund të mjekohen dhe parandalohen.
Simptomat
Probleme me të folurit dhe të kuptuarit – Mund të pësoni konfuzion, ose të keni vështirësi në të kuptuarit e të folurit.
Paralizë ose mpirje e fytyrës, krahut ose këmbës – Ju mund të keni mpirje të papritur, dobësi ose paralizë në fytyrën, krahun ose këmbën tuaj. Kjo shpesh ndodh vetëm në njërën anë të trupit. Mundohuni të ngrini të dy krahët mbi kokën tuaj në të njëjtën kohë. Nëse njëri krah fillon të bjerë, mund të ndodhë ndonjë sulm.
Probleme me shikimin në njërën ose të dy sytë – Ju befas mund të keni pamje të turbulluar.
Dhimbje koke – Një dhimbje koke e papritur, e rëndë, e cila mund të shoqërohet me të vjella, marramendje ose vetëdije të ndryshuar, mund të tregojë se keni sulm.
Probleme me ecjen – Ju mund të pengoheni ose të pësoni marramendje të papritur, humbje të ekuilibrit ose humbje të koordinimit.
Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse vëreni ndonjë shenjë ose simptomë nga ato të cilat u diskutuan më lartë./Familja Jonë