Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
4 ARSYE TË THJESHTA PSE NUK PO HUMBNI PESHË

Nuk ka asgjë më zhgënjyese dhe dekurajuese kur puna juaj e vështirë nuk paguhet, veçanërisht kur bëhet fjalë për stërvitje dhe ushqim të mirë.

Ndoshta ju keni qenë duke e shtyrë trupin tuaj në kufijtë e stërvitjes çdo ditë, ose keni mbushur dietën tuaj me asgjë tjetër përveç ushqimeve të shëndetshme, të larmishme. Por akoma pesha nuk bie.

Sipas ekspertëve të shëndetit, ekzistojnë disa arsye të thjeshta pse nuk po humbni peshë – dhe ato nuk kanë të bëjnë të gjitha me ngrënien e tepërt.

Sipas Chloe McLeod, një dietolog i akredituar praktikues dhe dietolog sportiv, shumica e problemit rreth vështirësisë për të humbur peshë ka të bëjë me pritjet tepër të larta.

“Shpesh njerëzit dëshirojnë të humbasin tre ose katër kilogramë në javë, ose ta humbasin atë shumë shpejt për të qenë të sigurt ose për të përmbushur pritjet. Pra, bëhet fjalë për rregullimin e tyre,” tha ai.

Ja disa nga arsyet:

Nuk jeni duke ngrënë sa duhet

Ju ndoshta mendoni se duke ngrënë më pak humbni peshë?! Epo ja që jo. Mund të duket antintuitive, por nëse nuk po hani sa duhet, shanset për të mos humbur peshë rriten.

“Arsyeja më e zakonshme që njerëzit, veçanërisht për gratë, nuk po humbasin peshë është se nuk po hanë sa duhet,” tha McLeod.

Ju jeni duke ngrënë shumë (edhe nëse është ushqim i shëndetshëm).

Në anën tjetër të spektrit, nëse jeni duke e tejkaluar ushqimin, humbja e peshës do të jetë më e vështirë. Kjo është e qartë, por shumë njerëz mund të mos e kuptojnë se kjo vlen akoma për ushqimin e shëndetshëm.

“Ndoshta personi është duke ngrënë shumë, edhe nëse ato ushqime janë të shëndetshme. Edhe me këto zgjedhje të shëndetshme, nëse ka shumë gjëra në të,  mund të rezultojë në vështirësi të humbjes së peshës”, ka shtuar ai.

Jeni të stresuar

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, stresi është një fajtor me dy fytyra: kur jeni i stresuar ka gjasa të hani më shumë dhe, veçmas, trupi juaj mund të ketë më pak gjasa të humbasë peshë.

Po ushtroni më shumë se që duhet

Sipas Cronau, ju gjithashtu mund ta bëni të vështirë humbjen e peshës duke bërë aktivitet fizik më tepër se që parashihet./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë