Nga ana kimike Mangani është një element kimik që simboli i tij është Mn, me nr atomik 2.5, ndërsa nga roli biologjik në organizëm Mangani futet në proceset biokimike si co-factor në metabolizmin e: karbohidrateve, proteineve, lipideve, në formimim të kockave dhe mekanizëm mbrojtës kundër radikaleve të lira.
Po ashtu është co-factor për aktivitetin e enzimeve te shumëta duke përfshirë: superoksid reduktazen, ligazat, hidrolasat, kinazat dhe dekarboksilazat, po ashtu është i përfshirë në sintezën e neurotransmetuesve (substancave aktive që të transmetojnë impulse midis qelizave nervore), ndikon në uljen e kolesterolit, bën preventivë ndaj aterosklerozes, ndërsa tek gratë shtatëzëna është i domosdoshelëm për formimin e duhur të fetusit, dhe pas lindjes ndihmon në prodhimin e qumështit.
Mangani ka edhe efekte të dobishme në formimin dhe rritjen e kockave së bashku me kalciumin mbështet sistemin imunitar në kundërvënien e infeksioneve të ndryshme,stabilizon procesin e tretjes,rëndësi tjeter të veçanët në tretje të vitamineve si:B,C,E,shërim të shpejtë të indeve,rritjen dhe formimin e qelizave të reja .
Funksion tjetër i Mn është edhe përfshirja e tijë ne procvesin e Hematopoezës,redukton toksinat te organizëm
Ndërsa në natyrë është i përfshirë në procesin e fotosintezës, konkretisht në Photosystem ll lidhur me disocimin e ujit për të formuar oksigjenin, kështu ndërveprimi midis Photosystems l dhe ll është i domosdoshëm për sintezën e ATP-së.
Kërkesat e përditëshme të marrjes ose vlera mesatare e tij është rreth 0.3 mg/kg të peshës trupore, tek fëmijët duhet të mirret nga 1-2 mg/ditë.
Mangani gjendet në disa ushqime:
-në të gjitha llojet e mishit
-bishtajore
-djathi
-peshku
-arroret etj
Mungesa e Manganit ka këto shenja: humbje në peshë, të përziera, të vjella, dermatit, ngadalësim në rritje dhe anomali të skeletit.
Niveli normal në gjak(serum) i Manganit duhet të jetë nga: 7-12 μg/L.
Simptomat e toxicitetit me Mangan:
-dridhje
-spazma të muskujve
-probleme me dëgjim
-pagjumësi
-mani
-depresion
-humbje e oreksit
-dhimbje koke
-nervozizëm
-dobesi
-ndryshim humori
Ndërsa simptomat e manganit të tepërt në ujin e pijëshëm:
Fëmijët dhe të rriturit që pinë ujë me nivele të larta mangani për një kohë të gjatë mund të kenë probleme me: kujtesën, vëmendjen, aftësitë motorike, kurse tek foshnjet nën 1 vjec mund të kenë probleme në të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me nivele të larta Mangani.
Simptoma kryesore e toksicitetit të Manganit është shfaqja e njollave kafe të rrethuara nga venat klorotike.
Sipas EPA-USA(Agjensioni i SHBA për mbrojtjen e mjedisit), niveli i rekomanduar shëndetësor për Manganin në ujin e pijëshëm është: 0.3 mg/L.
Dr Luljeta Hetemi
Specialiste e Bioimisë Klinike
Pinea Medical Center