Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përmes një postimi ka bërë të ditur se është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë
Në njoftim thuhet se menaxhmenti i ShSKUK-së, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.
“ShSKUK, e dënon veprimin e të punësuarve të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe medieve, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët.”, thuhet tutje në reagim.
Sipas SHKSUK-së shpejti pritet të bëhen publike edhe hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës.











