Secili nga ne dëshiron të ketë dhëmbë të pastër dhe të bukur, prandaj mundohemi të bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë.
Mbajtja e pastër dhe e bardhë e tyre kërkon kujdes të veçantë.
Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të kujdeseni për dhëmbët.
Pastroni të paktën dy herë në ditë – Koha më e mirë për të larë dhëmbët është pas ngrënies. Zgjidhni një furçë dhëmbësh me një kokë të vogël për qasje më të mirë në dhëmbët e pasmë. Përdorni pastën e dhëmbëve të fluorizuar. Fluori ndihmon në ngurtësimin e smaltit të dhëmbëve dhe zvogëlon rrezikun e prishjes.
Siguroni që t’i pastroni tërësisht – Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë nga dy deri në tre minuta.
Kufizoni ushqimet me sheqer – Bakteret në pllakën dentare ndryshojnë sheqernat në acide.
Vizitoni dentistin për kontrolle të rregullta – Ju gjithashtu duhet të vizitoni dentistin tuaj nëse keni një problem dentar siç është dhimbja e dhëmbit ose mishrat e dëmtuar.
Por, për tu kujdesur për dhëmbët, duhet gjithashtu të mos konsumoni ca ushqime që mund të kenë efekte anësore të dëmshme.
Ato ushqime janë:
Domatet– mund të kenë ndikim negativ në dhëmbë, për shkak se janë shumë acidik dhe e rrisin ndjeshmërinë në mishin e tyre.
Boronicat- Janë shumë të shëndetshmë për tu konsumuar, por nëse i konsumoni vazhdimisht dhe me sasi të lartë atëherë, dhëmbët tuaj mund të marrin ngjyrë të verdhë.
Produktet e tjera, të cilat dëmtojnë dhëmbët janë: alkooli, akulli, pijet shumë të nxehta, patatinat, ëmbëlsirat dhe frutat e thata./Familja Jonë