Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve?

Fryrja e këmbëve është një fenomen mjaft i shpeshtë prej të cilës rrezikojnë pothuajse të gjitha grupmoshat. Ato shkaktohen nga kushte të caktuara mjekësore dhe duhen trajtuar sa më shpejt për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve?

Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen. Edema mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra.

Ndër kushtet themelore mjekësore që shkaktojnë edema mund të përmendim sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave, pamjaftueshmërinë e punës së zemrës, trombozën e thellë të venave, nivelet e ulëta të proteinave në gjak, etj. Gjithashtu një këmbë e fryrë mund të jetë shenjë e një dëmtimi të këmbës, të kyçit të këmbës, apo të indeve përreth. Enjtja (edema) është një reaksion normal ndaj një lëndimi, apo infeksioni. Shumë gra përjetojnë fryrje të këmbëve gjatë shtatzanisë. Mjaft të zakonshme janë edhe edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës, e cila është një gjendje e rëndë shëndetësore gjatë të cilës zemra nuk e pompon gjakun në mënyrë efikase.

Youtube

Arkiva

Kategoritë