Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta

MSH thotë se, duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve), transmeton Telegrafi.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

🥤Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

👕Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

🛁Bëni dush të freskët;

💧Pini shumë ujë;

☕Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

🏡Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

🪟 Hapni dritaret natën;

💡Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.

🌳Qëndroni në hije.

🧑‍🔧Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturave të larta;

🚗Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;

Ministria shton tuje se, nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor.

Ndryshe, nga IHMK kanë njoftuar se temperatura të larta do të ketë deri më 27 korrik

Youtube

Arkiva

Kategoritë